Protesta kundër Erdogan në Gjermani

schedule13:21 - 29 Shtator, 2018

schedule 13:21 - 29 Shtator, 2018

Vizita e presidentit turk Erdogan në Gjermani është pritur me protesta në Berlin ku manifestuesit e cilësonin si një turp për vendin e tyre që priste një diktator si ai. Organizatat turke, kurde dhe gjermane kishin bërë thirrje për të protestuar kundër vizitës.

“Erdogan është terrorist, Erdoan është fashist, Erdoan është diktator”, janë këto disa nga parullat që protestues të shumtë hodhën në manifestime kundër vizitës së presidentit turk Erdogan në Berlin. Organizatat turke, kurde dhe gjermane kishin bërë thirrje për të protestuar kundër vizitës.

Rreth 1000 vetë dolën në protestë kundër Erdoganit. Organizuesit kishin paralajmëruar në polici rreth 10.000 protestues, prandaj edhe prania e forcave të sigurisë ishte shumë e madhe. Policia nga ana e saj konfirmoi që protestuesit ishin gjashtë mijë.

Disa manifestues e cilësuan vizitën e Erdoan në Berlin “turp për Gjermaninë”. Manifestuesit rreth mbrëmjes lëvizën nëpër qytet deri pranë kështjellës Bellevju, ku ishte shtruar një banket për presidentin turk nga presidenti gjerman. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, vetëm një grup demonstruesish, rreth 150 vetë hodhën shishe dhe gurë ndaj policëve. Dy policë u lënduan lehtë, disa automjete dhe dritaret e një banke u dëmtuan. Tetë demonstrues u ndaluan nga policia dhe u konfiskuan disa fishekzjarre dhe flamuj të Partisë Punëtore të ndaluar kurde, PKK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!