Shkëndija e Tetovës është në rrugë të mbarë drejt titullit kampion. Kuqezinjtë kanë 13 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë dhe u mjafton të triumfojnë në dy ndeshjet e radhës për të ngritur trofeun e titullit në Maqedoninë e Veriut.
Trajneri Ernest Gjoka është shpallur edhe më parë kampion, me Kukësin në vitin 2017. Tekniku kryeqytetas ia doli ta bënte diçka të tillë me vetëm një humbje, të cilën e mori në ndeshjen e fundit kundër Luftëtarit.
Matematikisht verilindorët ishin kampionë. Gjoka tani tenton të dalë kampion në Maqedoninë e Veriut me vetëm një humbje sërish. Shkëndija ka humbur këtë sezon vetëm me Pelisterin në shtëpi, ndërkohë që numëron 18 fitore dhe 8 barazime. /abcnees.al