Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 6 vite burg për Vladimir Gjutën.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pretencën ndaj Gjutës e ka shpallur nga prokurorja Suela Salavaci.
Gjuta akuzohet për goditje dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësve të burgut. Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2020.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Gjuta është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Tiranës për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi u kap me armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të 2020-ës.e.su./abcnews.al