Probleme tek Apolonia dhe Flamurtari. Te fierakët ka masa ndaj lojtarëve, kurse në Vlorë si zakonisht gjyq i humbur në FIFA. Ksement Mehmeti prej kohësh i ka ndarë rrugët me fierakët, por nuk dihet se si do të zgjidhet çështja e kontratës.
Mesfushori ka dashur që në janar të largohet nga Apolonia, për shkak të mungesës së hapësirave. “Panorama Sport” ndërkohë raporton se janë të pezulluar tre lojtarë të tjerë, për të cilët thuhen se kanë shfaqur mungesë impenjimi.
Bëhet fjalë nigerianin Effiong Eyoh, mesfushorin Aleksandro Zaimaj dhe sulmuesin Jeton Krasniqi. Të tre nuk janë paraqitur në stërvitje ditët e fundit. Për të kaluar te Flamurtari, i njëjti burim shkruan se Kreshnik Nebihu është i radhës që ka fituar një gjyq kundër vlonjatëve.
Kuqezinjtë i detyrohen mesfushorit, i cili tani është pjesë e Bylisit, 28 mijë euro dhe do të duhet ta shlyejnë për 45 ditë. Nëse nuk ndodh, si zakonisht në fillim bllokohet merkato për 3 sesione dhe më pas komisionet disiplinore të FIFA-s mund të heqin pikë nga renditja. / abcnews.al