Sipas një studimi të ri, vetëm 3% e sipërfaqes së Tokës ka mbetur ekologjikisht e paprekur. Studiuesit thanë se ka pak zona të planetit që mund të klasifikohen si me “integritet të jashtëzakonshëm ekologjik”, pavarësisht se shkretëtira gjithnjë e më shumë po njihet si e rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit.
Vetëm 2.8% e sipërfaqes së Tokës në botë është funksionalisht e paprekur, që do të thotë se nuk ka pasur humbje të specieve në një pikë që do të ndikonte në funksionimet shëndetësore të një ekosistemi. Kjo është 10 herë më e ulët sesa vlerësimet e mëparshme./e.b-abcnews.al