Arrestohen pas sherrit në lokal dy të rinj në Tropojë, dëmtuan edhe makinën e policisë

schedule09:34 - 16 Prill, 2021

schedule 09:34 - 16 Prill, 2021

Dy të rinj janë arrestuar në Tropojë pasi janë përfshirë në një konflikt me persona të tjerë në ambientet e një lokali. Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë.

Të rinjtë janë arrestuar pasi janë konfliktuar me persona të tjerë në lokal, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.

Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, ata kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.

Njoftimi i plotë: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.

Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Shkatërrimi i pronës”.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!