Edhe sot kishte emocione në programin e së mërkurës në ABC, “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin dhe prezencën e dy vajzave të politikës. Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Lediana Fratari, mori një mesazh zemre nga djali më i rëndësishëm i jetës së saj, babai.
Hajredin Fratari, një nga biznesmenët më të njohur në Shqipëri i dërgoi së bijës një videomesazh që e emocionoi Ledianën:
“E mban mend kur ishe e vogël dhe hipje në makinën time? Vendosej gjithmonë kënga: “Kush ka vajza botën ka, janë sherbet për bakllava”. Në të vërtetë ashtu je. E dashur dhe shumë aktive”- tha ai teksa e uroi edhe për kandidimin si deputete./abcnews.al