Presidenti i Turqisë, Erdogan gjendet në Gjermani për të kërkuar dorëzimin e gazetarit Xhan Dundar dhe arrestimin e disa personave të tjerë që akuzohen për terrorizëm dhe jo për të përmirësuar mardhëniet dypalëshe. Kjo është bërë e ditur nga mediat gjermane.
Turqia kërkon dorëzimin e Can Dundar, ish drejtorit të gazetës turke të mbyllur tashmë “Cumhuriet”. Kështu shkruan “Sueddeustche Zeitung” online. Qeveria gjermane e shikon këtë kërkesë, pikërisht gjatë vizitës shtetërore të presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Berlin, si provokim. Rasti Dundar, gazetar që jeton e ekzil në Berlin që prej vitit 2016, rrezikon të rindezë klimën e vizitës. Erdogan ka kërcënuar të bojkotojë konferencën për shtyp me kancelaren, nëse gazetari do të marrë pjesë dhe do t’i bëjë ndonjë pyetje, siç ka njoftuar se do të bëjë Dundar.
Presidenti i Republikës gjermane, Frank-Walter Steinmeier ka pritur në Kështjellën Bellevue, homologun e tij turk, Erdogan. Ndërsa më vonë do të shtrojë dhe një darkë me 120 të ftuar për nderim të presidentit turk. Vizita shtetërore e Erdogan në Gjermani është pritur dhe shoqëruar me polemika të shumta dhe kritika të mëdha: kërkesa të panumërta, nga ana e Amnesty International dhe Reporterët pa Kufij, për të diskutuar lidhur me temën e shkeljes së të drejtave të njeriut në Turqi. Ankaraja, siç dhe ka njoftuar vetë Erdogan, synon në normalizimin e mardhënieve dypalëshe.
Autoritetet turke i kanë dorëzuar kancelares Angela Merkel një listë me 69 persona të akuzuar nga Ankaraja për krime që kanë të bëjnë me terrorizmin, këtu përfshihen dhe ndjekësit e imamit Fetullah Gylen, të cilët kanë përfituar azil në Gjermani. Lista, në të cilën shfaqen akademikë dhe gazetarë, përfshin adresa konkrete dhe fotografi për personat e kërkuar. Ndërkohë, nga pala gjermane nuk ka pasur deri më tani asnjë konfirmim./abcnews.al