Racizmi, Seedorf: Të ndëshkohen lojtarët që flasin me dorën mbi gojë

schedule16:58 - 14 Prill, 2021

schedule 16:58 - 14 Prill, 2021

Racizmi ka ekzistuar gjithmonë, por vitet e fundit është përhapur shumë në botën e futbollit. Tifozët mungojnë në stadiume për shkak të pandemisë, por tani e shfryjnë dufin e tyre në rrjetet sociale.

Ish-mesfushori i madh holandez, Clarence Seedorf ka dhënë një sugjerim në lidhje me këtë temë shumë delikate. “Ka pasur disa incidente në kohët e fundit, por mund të luftohen lehtë me disa rregulla.

Po flasim për sport, por nuk e kuptoj pse unë duhet të mbuloj gojën kur kam diçka për t’i thënë kundërshtarit tim? Nëse do e kisha unë në dorë, nuk do lejoja që lojtarët të flisnin me dorën mbi gojë.

Çdokush që vepron në atë mënyrë duhet të ndëshkohet. Ndoshta me një karton të verdhë, sepse ne duhet ta shmangim atë lloj sjelljeje“, deklaroi ish-lojtari i njohur i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!