Ervin Salianji: Më pak se 2 javë dhe Shqipëria Fiton!

schedule10:01 - 14 Prill, 2021

schedule 10:01 - 14 Prill, 2021

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës Ervin Salianji ka vijuar me takimet e tij elektorale në zonë.

Salianji është shprehur së fundmi se Padurimi për të votuar kundër pushtetit të rilindjes shihet në çdo takim. Sipas tij kanë mbetur më pak se dy javë që Shqipëria të fitojë.

“Padurimi për të votuar kundër pushtetit të rilindjes shihet në çdo takim, në cdo fytyrë, në çdo fjalë të qytetarëve të Korcës. Shqipëria nuk do të shkojë drejt humnerës, drejt shkatërrimit, Shqipëria do të përqafojë ndryshimin, Partinë Demokratike dhe programin e saj. Po! Ndryshimi do të vijë e programi do të zbatohet. Unë angazhohem se do të jem në shërbim të qarkut të Korçës dhe ky është priviligji më i madh që më kanë dhënë qytetarët korçarë. Voto 9, Voto PD, për Korçën për Shqipërinë,” është shprehur Salianji. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!