Një ditë më parë mediat e huaja raportuan se Jennifer Aniston kishte marrë vendimin për të birësuar një vajzë. Sipas tyre, aktorja hollivudiane e zbuloi lajmin në ribashkimin e serialit ikonik “Friends” që do të rikthehet në ekran pas shumë vitesh.
Këto thashetheme i ka hedhur poshtë përfaqësuesi i aktores, duke thënë për “E! News” se lajmi nuk është i vërtetë. “Historia është trillim dhe e pavërtetë”, tha ai. Megjithëse Jennifer nuk është gati për t’u bërë një nënë, ajo po përjeton një tjetër moment të rëndësishëm me rikthimin në “Friends”.
Jennifer ka folur dhe më parë rreth spekulimeve të vazhdueshme për një shtatzani dhe pyetjeve të shpehta se kur do të ketë fëmijë. Në një intervistë të dhënë më parë, ylli hollivudian u shpreh se fotografët sa herë i bëjnë fotografi do të krijojnë një histori që është në pritje të ëmbël.
Për revistën “Elle” ajo u shpreh: “Çfarë më sjell lumturi? Unë kam një punë të shkëlqyeshme. Kam një familje të shkëlqyeshme. Kam miq të shkëlqyeshëm. Nuk kam asnjë arsye të ndihem ndryshe. Nëse do ndihesha, do ndryshoja këndvështrimin.” /abcnews.al