Tani është zyrtare: në futbollin gjerman nuk do të ketë më ndeshje në mbrëmjet e ditës së hënë. Drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), kanë marrë këtë vendim për duelet e Bundesligës dhe Bundesligës 2.
Një gjë e tillë do të fillojë nga sezoni i ardhshëm dhe do të zgjasë deri në sezonin 2024-2025. Lajm i mirë dhe fitore për tifozët.
Sidomos ultrasit e ekipeve gjermane, të cilët janë prej kohësh kundër zhvillimit të ndeshjeve në mbrëmjen e ditës së parë të javës.
Ndjekja e ekipit të zemrës në ndeshjet e së hënave, sidomos në takimet jashtë fushe, ka qenë tepër i vështirë për ata që nuk e braktisin kurrë ekipin. /abcnews.al