Taulant Balla kallëzon penalisht Lulzim Bashën

schedule14:59 - 27 Shtator, 2018

schedule 14:59 - 27 Shtator, 2018

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” , “kallëzimit të rremë” dhe “fyerjes” së qëllimshme.

Në kallëzim, Balla kërkon gjithashtu procedim penal për shtetasin Emiljano Nuhu , ish-oficerin e Krujës pas denoncimit që ky i fundit ka bërë në drejtim të numrit dy të socialistëve.

Balla ka kallëzuar penalisht edhe gazetarin Basir Çollaku i cili ka realizuar intervistën gjatë të cilit Nuhu ka artikuluar akuzat e rënda ndaj Taulant Ballës.

Sa për kryedemokratin Basha, Balla shpjegon në kallëzim se ai sipas tij, pa kryer asnjë verifikim, me dashje direkte, ka përsëritur të njëjtat akuza duke cënuar kështu interesat e ligjshme të miat dhe të shtetit njëkohësisht, që në rastin konkret kanë të bëjnë me hetimin e plotë dhe transparent të një vepre penale nga prokuroria e Krujës, shkruan Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!