“Budallai nuk ka limite”, Mediu sulmon Ramën: Duhet të ishim të rezervuar me vaksinat ruse dhe kineze

schedule22:32 - 12 Prill, 2021

schedule 22:32 - 12 Prill, 2021

Vendimin e qeverisë Rama për të miratuar injektimin masiv të dozave ruse dhe kineze në Shqipëri, kreu i PR-së Fatmir Mediu e cilëson si standard të ulët të kërkesës në raport me BE-SHBA-në, pasi këto vaksina nuk janë miratuar nga EMA dhe FDA.

Republikani, pjesë e koalicionit me PD-në që garon për një tjetër mandat në parlament sulmoi kryeministrin Rama gjatë bisedës në “Log.” në ABC.

Qasja jonë është drejt perëndimit. Mendoni se BE ka më pak autoritet se Rama për të marrë Sinovac. Ata kanë një procedurë për sigurinë. Dhe unë shqetësimin e doktor Berishës e kam marrë si mjek.

Duhet dhënë vlerësimi sipas FDA apo EMA-s për vaksinën për sigurinë sepse pasojat janë të menjëherë por edhe mbas në kohë dhe kujdesi është me rëndësi, pasi është vaksinim masiv i popullsisë dhe përsa kohë SHBA dhe BE janë treguar të rezervuar me vaksinën ruse dhe kineze edhe ne me qasjen europiane….

Jo gjeopolitikisht. Është çështje praktikash ligjore të vendosura nga BE. A është më e mirë apo më e keqe unë nuk e di. Sa më shpejt vaksinimi aq më mirë. Nuk jam kundër, sepse nëse krijon edhe një mbrojtje minimale. Por standardi ynë i kërkesës në raport me vaksinimin është shumë herë më i ulët sesa i BE-SHBA.

Ti mendon se Maqedonia e ka të pamundur të marrë vaksinën ruse dhe kineze? Të gjithë e kanë pasur të mundur, pasi tregu kinez e ka ofruar me shumicë. Ai ka arritur në pikën më absurde, thotë po ika unë nuk ka vaksina, po ika unë u bë qameti. Dallimi mes gjeniut dhe budallait është se gjeniu ka limite, budallai nuk ka” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!