Newcastle fitoi 1-2 në fushën e Burnley ditën e djeshme, duke siguruar një triumf të rëndësishëm për objektivin mbijetesë. “Qymyrxhinjtë” përmbysën gjithçka në pjesën e dytë falë golave të Jacob Murphy dhe Allan Saint-Maximin.
Ky i fundit, për të cilin klubi anglez pagoi 18 milion euro në verën e vitit 2019, ka reaguar pas një komenti të një tifozi, i cili e kritikonte për lojën e dobët. “Lojtar i mbivlerësuar, as qëndrimin në stol nuk e meriton“, shkruan tifozi.
Thank you for your comment Patrick ? https://t.co/2fdqkWFCsd pic.twitter.com/Ip5sLhKRnb
— Allan Saint-Maximin (@asaintmaximin) April 11, 2021
Ndërkohë, 24-vjeçari francez nuk ka përtuar për t’i kthyer një përgjigje origjinale, që ka shkaktuar ilaritet të madh në rrjetet sociale. “Faleminderit për komentin Patrick“, shkruan sulmuesi i majtë, në foton ku dallohet një mikrofon dhe një kosh plehrash. /abcnews.al