Rama publikon letrën drejtuar Ahmet Zogut ku i kërkohej të ndërtohej rruga e Lumit të Vlorës

schedule20:23 - 11 Prill, 2021

schedule 20:23 - 11 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kësaj të diele ka postuar letrën e banorëve të Vlorës që në vitin 1930 i kishin dërguar mbretit Ahmet Zogu për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar dokumentet e vitit 1930 ku një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Zogut ndërtimin e rrugës.

Rama ndër të tjera shkruan se premtimi për rrugën e Lumit të Vlorës është mbajtur vetëm nga qeveria e tij, pavarësisht faktit se më parë e kishin bërë si premtim edhe qeveri të tjera.

“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!