Real Madrid siguroi një fitore të madhe kundër Barcelonës. Golat e Benzema dhe Kroos i dhuruan triumfin 2-1 dhe përkohësisht kreun e renditjes “Los Blancos”, por Atletico Madrid zbret sonte në fushë dhe mjafton të mos humbasë përballë Betis për të rimarrë kryesimin e La Liga-s.
Të martën e ardhshme luhet sfida e kthimit kundër Liverpool në Champions League. Ekipi spanjoll fitoi 3-1 ndeshjen e parë dhe është më i avantazh për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e turneut më të rëndësishëm për klube.
Lucas Vázquez medical report.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) April 11, 2021
Zinedine Zidane ka humbur shërbimet e Lucas Vasquez. Anësori i djathtë, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Realin, dëmtoi gjurin e majtë në El Clasico dhe ka mbyllur sezonin para kohe, me shumë mundësi edhe aventurën me Real Madrid.
Në dyshim për përballjen e dytë kundër ekipit të Klopp janë edhe Toni Kroos, Federico Valverde, Sergio Ramos dhe Dani Carvajal, me këtë dy të fundit që janë dëmtuar prej kohësh dhe po punojnë të jenë gati për duelin në “Anfield”.
Në kampin tjetër nuk ka rënë akoma inati i humbjes në El Clasico. Barcelona pretendoi për një penallti të paakorduar ndaj danezit Braithwaite në minutat e fundit, por arbitri kryesor nuk kërkoi as ndihmën e teknologjisë VAR, diçka që zemëroi edhe më shumë katalanasit.
We had the upper hand during the game and had the opportunities for a better result. Unlucky in the end with a wrong decision by the referee and VAR. #ForçaBarça pic.twitter.com/wIg22YvbL2
— Ronald Koeman (@RonaldKoeman) April 11, 2021
Trajneri holandez i Barcelonës, Roland Koeman ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, aty ku shkruan: ne kishim iniciativën gjatë ndeshjes dhe kishim mundësi të merrnim rezultat më të mirë. Nuk kishim fat në fund falë vendimit të gabuar të marrë nga arbitri dhe VAR-i“. /abcnews.al