Edi Paloka në Shkallnur të Durrësit: Qeveria indiferente ndaj qytetarëve të ardhur nga zonat e tjera

schedule11:27 - 11 Prill, 2021

schedule 11:27 - 11 Prill, 2021

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka mbajtur takimin e radhës në lagjen e Shkallnurit. Gjatë takimit Paloka theksoi pakënaqësinë që ka krijuar tashmë Rama si kryeministër.

“Nëse nuk kemi kushtet elementare si ujë, rrugë, drita, kanalizimet, pra gjithçka që lidhet me jetën tonë të përditshme, atëherë nuk kemo pse e quajmë jetë më të mirë. Unë shoh që ju keni punuar dhe me mundin tuaj keni bërë vet gjithçka, por nuk ju është kthyer as nga qeveria as nga pushteti lokal.”

Gjithashtu Paloka u shpreh besimplotë se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të zgjidhen një pjesë e madhe e problemeve me të cilat këta banorë hasen prej vitesh në zonat rurale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!