I mori autograf Haaland, merret vendimi për arbitrin rumun

schedule13:34 - 10 Prill, 2021

schedule 13:34 - 10 Prill, 2021

Manchester City fitoi 2-1 ndaj Dortmund sfidën e parë çerekfinale të Champions League mesjavën e kaluar. Goli i talentit Foden në minutën e fundit të ndeshjes, i dhuroi fitoren ekipit të Pep Guardiolës, teksa një episod i rrallë ndodhi në fund të ndeshjes.

Arbitri anësor i ndeshjes, Octavian Sovre i mori autograf Erling Haaland në fund të ndeshjes. Rumuni pësoi disa kritika, teksa Pep Guardiola e mori gjithçka me sportivitet. “Ata më thanë, por unë nuk kam parë asgjë. Ndoshta është një tifoz i Haaland, pse të mos ia marrë?!

Asisteni ishte perfekt, mbase ai autograf ishte për njërin nga djemtë e tij“, deklaroi trajneri i Manchester City. Ndërkohë, shkaku i këtij veprimi u zbulua nga presidenti i Komunitet SOS të Autizmit. “Jo të gjithë e dinë, por Tavi Sovre ka qenë një vullnetar i yni për shumë vite.

Autografet e lojtarëve të famshëm që ai ka mbledhur gjatë viteve janë hedhur në ankand për të mbledhur fonde për shoqatën tonë“. Ndërkohë, anësori rumun e ka pësuar për veprimin e kryer. Sovre është pezulluar nga Komisioni i Arbitrazhit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!