Klea Huta po shijon dashurinë me Elgit Dodën prej shumë vitesh. Familja e tyre u kompletua me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, një djalë që e pagëzuan me emrin Krid.
Si prindër të rinj, Klea dhe Elgiti kanë menduar të vijnë me një surprizë shumë të veçantë për të gjithë fëmijët. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, çifti ka bërë me dije se po krijojnë një këngë me alfabetin e gjuhës shqipe.
Kënga pritet të dalë së shpejti, por tani për tani mund të mjaftoheni me një sekuencë të shkurtër që Klea dhe Elgiti kanë publikuar në Instagram. Si duket, dyshja duan të lënë gjurmë tek fëmijët, mes së cilëve dhe Kridi, duke i bërë që ta mësojnë alfabetin nëpërmjet këngës së tyre. /abcnews.al