Angela Merkel do të vendosë masat anti-Covid në dakordim me land-et, por duke hequr dorë nga mbledhjet e gjata me guvernatorët përkatës.
Konferenca e radhës mes qeverisë dhe guvernatorëve, në program të hënën e ardhshme, është anuluar. Në thelb, nënkupton se masat do të vendosen nga qeveria dhe më pas do të shkojnë në parlament për miratim.
Deri tani rregullat kundër pandemisë vendoseshin në bashkëpunim me qeverinë dhe land-et, pa qenë nevoja të dërgoheshin në Bundestag. Por tashmë kancelarja gjermane Merkel, kërkon që masat të jenë të njëjta për të gjithë dhe që të mos ketë mundësi shmangieje. Objektivi i saj është ulja e rasteve 10 për 100 mijë banorë.
Javët e fundit shumë administrata vendore kanë injoruar masat anti-Covid dhe pse mesatarja ishte mbi 100.
Një nga masat e para është ora policore, mbyllja e çdo gjëje përveç dyqaneve ushqimore si dhe detyrimi i testimit të nëpunësve nëpër kompani private.
Nëse do të ketë 200 të infektuar në një shkollë, dhe ato do mbyllen, sipas Merkel./abcnews.al