Interesim konkret për Çinarin, e kërkojnë dy klube të Superligës turke

schedule08:57 - 10 Prill, 2021

schedule 08:57 - 10 Prill, 2021

Erald Çinari është një nga lojtarët e Partizanit që ndodhen në vitin e fundit të kontratës. Sulmuesi shkodran nuk do të rinovojë kontratën me “Demat” dhe me shumë gjasa pritet ta vijojë karrierën në elitën e futbollit turk.

Panorama Sport raporton se në drejtim të 24-vjeçarit kanë mbërritur dy oferta. Çinari pëlqehet shumë nga Antalyaspor dhe Konyaspor, që i kanë paraqitur propozimet e tyre lojtarit ofensiv, i cili numëron 4 gola këtë sezon me Partizanin.

Tek ekipi i parë, Çinari do të bëhej shok skuadrës me fantazistin Omar Imeri, ndërsa te Konyaspor do të gjente Sokol Cikalleshin, Zymer Bytyqin dhe sulmuesin Erdon Daci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!