Ndreu: Kukësi i fortë, por është momenti që Kastrioti të marrë pikët

schedule22:36 - 9 Prill, 2021

schedule 22:36 - 9 Prill, 2021

Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit, para ndeshjes me Kukësin ka folur për mediat dhe e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. Gjithsesi ai e cilëson si momentin e duhur për të fituar skuadra e tij dhe kërkon që futbollistë të japin maksimumin në fushën e blertë. Në të shkuarën Ndreu edhe e ka drejtuar Kukësin, por nuk mendon aspak për hakmarrje. Thjesht do tre pikë që për Kastriotin janë shumë të rëndësishme.

“Çdo takim është mjaft i rëndësishëm, sidomos ky me Kukësin. Kundërshtari ka një ekip mjaft të mirë dhe në fillim ka bërë ecuri të mirë, ndonëse nuk është aty ku duhet. Ata kanë kualitete dhe në ndeshje kur janë në formë të mirë të nxjerrin shumë probleme. Ndaj do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën dhe për të arritur objektivin maksimal”.

“Të jem i sinqertë dua ta fitoj këtë ndeshje. Jo se është Kukësi përballë nesh, por sepse kemi bërë disa gabime dhe është momenti që ne të marrim pikët. Kemi qenë ndoshta të pafat dhe nuk e kemi merituar të humbim në disa ndeshje.

Ata i dinë vetë problemet tyre, por janë skuadër shumë e mirë në përgjithësi. Dua që të marr tri pikët për pozitat dhe synimet që ne kemi. Kukësi është një skuadër shumë e mirë dhe këtë ua kam bërë të qartë edhe lojtarëve, sepse ata kanë lojtarë shumë të mirë. Nëse ndeshjen nuk e vlerëson që në fillim të javës, atëherë është e pamundur të fitosh. Ne e kemi vlerësuar dhe kam besim se do të ia dalim”, është shprehur Ndreu.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!