Mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur që të kalojnë fundjavën në Shqipëri. Në doganën e Morinës, ka pasur një fluks të madh udhëtarësh që vinin nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.
Në një prononcim për mediat në Kosovë, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se që nga dita e mërkurë kanë kaluar kufirin 1,475 qytetarë, më 8 prill kanë kaluar kufirin 1,845 qytetarë dhe më 9 prill nga ora 00:00 deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5,498 qytetarë.
“Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00. Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, ka thënë Krasniqi.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës këtë javë nxori masat e reja për mbrojtje nga COVID-19, por nuk është kërkuar që në hyrje dhe në dalje të doganave të ketë vërtetim tamponi për Covid-19./abcnews.al/