Bill Gates! Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni këtë emër? Me siguri Microsoft, Windows dhe ndoshta deklaratat e tij të fundit në lidhje me ngrohjen globale dhe Covid-19. Jeni saktë, por ajo që nuk dini është se Bill Gates është bërë aktualisht pronari më i madh i tokave në SHBA. Ai po investon paratë e tij në toka bujqësore.
Në një listë të botuar në janar të 2021, 65-vjeçari është shpallur personi me më shumë tokë bujqësore në vend. Sipas Land Report, sipërfaqja e përgjithshme në pronësi të Gates arrin në 242,000 hektarë. Tokat në pronësi të tij gjenden në 19 shtete të SHBA, dhe janë produkt i një strategjie 25-vjeçare.
Pse po blen kaq shumë tokë, Gates?
Sipas analistëve, përgjigja e kësaj pyetje është “para”. Ai po rrit pasurinë e tij. Kërkesa për toka bujqësore, veçanërisht pjellore, po rritet në mënyrë të vazhdueshme për shkak të ritmit të rritjes së popullsisë botërore. Pra, Gates po investon në një nga burimet më të vlefshme dhe të kufizuara të botës./e.b-abcnews.al