Kel Demi shqetësohet për gjendjen shëndetësore të Ramës: Duket i plakur, i lodhur, astmatik…

schedule10:10 - 9 Prill, 2021

schedule 10:10 - 9 Prill, 2021

Gazetari Enkel Demi në “Abc-ja e mëngjesit” ka folur shumë i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama.

Ai mori shkas nga intervista e mbrëmjes së të enjtes, ku Rama u shfaq në emisionin “Log.”, të drejtuar nga Endri Xhafo.

Gazetari u shpreh se kryeministri nuk dukej mirë me shëndet dhe ndonëse armik me të i rekomandon të bëjë disa analiza.

Shqetësimi i Enkel Demit:

“O doktor nuk e di a pe dje intervistën e kryeministrit Rama te Endri Xhafo, nuk e di nëse pe ndonjë sekuencë.

Dje unë kam qenë shumë i shqetësuar se në radhë të parë ka të njëjtin stil veshjes përpara 20 vjetësh, por është plakur shumë, është shumë i lodhur. Është i mbaruar fare, e pash portretin e tij, përveç zbardhjes së flokëve, ai përcillte një stres.

Në fund fare unë nuk është se e urrej Edi Ramës, prandaj mendoj që në pikëpamjen klinike, a mund t’i japim disa këshilla klinike se në radhë të parë stresi që ai po akumulon është stres i jashtëzakonshëm.

Sipas meje, këshilla më e mirë mjekësore që mund t’i japim është që mbas 25 prillit, urojmë që mos të jetë më kryeministër dhe shqiptarët ta ndihmojnë duke mos e votuar se do na plasi. Është shumë keq mo doktor, a e pe se sa rëndë ishte? I ka rënë qesja e syrit dhe po i shkon deri te mjekra.

Unë nuk mendoj si Ilir Meta që donte ta mbyllte në çmendin, unë them që atë po e lëshon trupi. Jam i shqetësuar seriozisht se ai ka disa probleme shëndeti, është asmatik, është duhanpirës, pi duhan si qen, dmth pi shumë duhan dhe kjo po i rëndon pushtetin. Çe do pushtetin kur në fund fare po i rëndon trupin, aq më tepër që e mban veten edhe si besimtar thuhet që trupi është tempulli i hyut. Nuk duhet ta keqtrajtosh trupin siç po e keqtrajton ai. Këtu e ka të gjithë hallin.

Unë i rekomandoj njerëzve që duan në qoftë se ka akoma, sepse armiqtë e tij më të mëdhenj janë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Mendoj që nëse e duan, fjala vjen Engjëll Agaçi besoj e ka  dashurinë e sinqertë me të se kanë bërë lekët e dynjasë, që t’i bëjë një palë analiza se gjynah. Edhe mos na plas dhe ju mbetet në dorë, prandaj edhe për kombin edhe për partinë socialiste, edhe për veteranët e luftës, veçanërisht 95-vjeç e lart, ta ruajmë Edi Ramën si monument dhe mbi të gjitha t’i bëjmë disa analiza dhe ta shpëtojnë se mbi të gjitha nuk është mirë me shëndet. Kjo duhet bërë sipas mendimit tim dhe të mendoni që unë jam kundërshtar i tij, nuk e urrej, në thelbin tim e vlerësoj shumë kur është në shtëpi.

Madje edhe spotet që ka me Tinka Kurtin dhe Robert Ndrenikën, këta të dy më duken shumë më mirë me shëndet se sa Edi Rama. Me thënë të drejtën. Unë nuk marr vesh nga mjekësia, por te ‘I sëmuri për mend’ i Molierit argumentohej klizma, nuk e di do mbaroj punë, por nejse”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!