Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koreja e Veriut, Kim Jong-un paralajmëron qytetarët për një krizë urie vdekjeprurëse

schedule10:17 - 9 Prill, 2021

schedule 10:17 - 9 Prill, 2021

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka paralajmëruar qytetarët për një krizë të vështirë, ku do të përballen me mungesa të tmerrshme të ushqimit dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Duke folur në një konferencë, Kim tha se e krahasonte situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse të viteve ’90.

Udhëheqësi autoritar u bëri thirrje zyrtarëve të partisë të zhvillonin një “Mars të Mundimshëm” në mënyrë që të lehtësonin njerëzit sadopak nga vështirësitë.

”Marsi i Mundimshëm” është një term që përdoret nga zyrtarët e Koresë së Veriut që t’iu referuar luftës së vendit gjatë një urie shkatërruese, si ajo në vitin 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e la vendin pa ndihmë themelore. Rreth 3 milion njerëz thuhet se kanë vdekur në atë periudhë.

Sipas Kim, Koreja e Veriut pritet të përballet sërish me këtë situatë të ngjashme./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!