Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafik droge, në kërkim kreu i Kadastrës së Kurbinit

schedule09:54 - 9 Prill, 2021

schedule 09:54 - 9 Prill, 2021

Drejtori i Kadastrës së Kurbinit dyshohet se është përfshirë në trafik droge.

Edmond Stojani dhe nipi i tij Vranick Hisku akuzohen për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Zyrtari i shtetit ka marrë këtë magazinë me qira në fshatin Gjorm, katin e dytë të së cilës e kishte kthyer në laborator droge.

Ndërsa në pamjet e sjella nga policia duken qartë vazot me kanabis.

Gjatë aksionit “Gjorm 2021” u sekuestruan 205 rrënjë kanabis dhe pajisjet që shërbenin për kultivimin e tyre.

Policia nuk ka mundur dot të prangosë drejtorin e kadastrës, Edmond Stojani. Në pranga ra vetëm nipi I tij, djali I motrës, 24 vjecari, Vranick Hisku.

Gjatë kontrollit në banesë të riut iu gjet dhe një pushkë me dylbi.

Prokuroria e Kurbinit ka ngritur ndaj atyre tre akuza: Kultivimi i bimëve narkotike, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.

Drejtori i Kadastrës në Kurbin, Etmond Stojani

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!