Greta Thunberg ka thënë për BBC se nuk ka në plan të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën që do të mbahet në Glasgow në nëntor.
Aktivistja suedeze e klimës ka refuzuar të marrë pjesë për shkak të shqetësimeve që ka në lidhje me koronavirusin. Ajo thotë se samiti duhet të shtyhet dhe se duhet të pritet derisa të rriten nivelet globale të vaksinimit.
Samiti do të mbledhë së bashku udhëheqës botërorë në synimin për të rënë dakord për në plan të përbashkët për të menaxhuar ndryshimet e klimës.
Vendimi i aktivistes 18-vjeçare ka të ngjarë të jetë një goditje e rëndësishme për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Greta ka marrë pjesë në çdo konferencë të madhe të klimës që nga protesta e saj e parë jashtë parlamentit suedez, dy vjet e gjysmë më parë./e.b-abcnews.al