Autoritetet shëndetësore në Portugali kanë rekomanduar përdorimin e vaksinës AstraZeneca vetëm për personat mbi 60 vjeç.
Me këtë vendim, Portugalia bëhet vendi i fundit europian që kufizon përdorimin e AstraZeneca pas njoftimit nga Agjencia Europiane e Barnave se ekzistonte një “lidhje ” midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.
Në deklaratën e saj, Autoritet Shëndetësore i kanë bërë thirrje personave që tashmë janë vaksinuar me AstraZeneca se këto efekte janë “jashtëzakonisht të rralla”, ndërsa ka rekomanduar që personat që janë vaksinuar të qëndrojnë vigjilent ndaj shfaqjes së simptomave brenda dy javësh nga vaksinimi./abcnews.al