Nga Leontina Nika
Nudo, peizazh, portrete dhe kostume popullore, këto janë katër dimensionet që pasqyrohen në ekspozitën “Rebele” të piktores Adriana Puleshi, çelur me fondin e galerisë Kalo.
20 vite krijimtari, përmblidhen në këtë ekspozitë
“Është një ndër punët e mia që nuk do të bëhet më kurrë besoj. Kjo është punë e bërë në 2006 dhe po mendoja dhe ajo që pash se më mungonte ishte peizazhi i rebeles”, ka thënë ajo.
Forca e ngjyrës dhe e lëvizjes janë dy pikat e forta në penelat e saj.
Adriana Puleshi njihet edhe si piktorja e pedonales, pasi aty ajo ndihet shpirt i lirë.
“Na pëlqen liria dhe kontakti me njerëzit. Atje takon njerëz që nuk do i takonim kurrë në studio”, është shprehur ndër të tjera ajo.
Punimet e saj janë pjesë e ekspozitave brenda dhe jashtë vendit, si dhe gjinden në koleksionet private shqiptare dhe të huaja./abcnews.al