Vitia: Vaksina AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore tek asnjë i vaksinuar në Kosovë

schedule19:06 - 8 Prill, 2021

schedule 19:06 - 8 Prill, 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se të vaksinuarit në Kosovë nuk kanë pasur asnjë efekt anësor deri më tani.

Vitia në një deklaratë për mediat tha se deri më tani ekipi i emergjencave nuk kanë pasur raste të ankesave nga personat të cilët janë vaksinuar.

“Te të gjithë qytetarët dhe personeli shëndetësor, vaksina nuk ka pasur asnjë efekt anësor apo efekt të padëshirueshëm që do të mobilizonte epiken mjekësore emergjente. Ata kanë pasur më së paku punë, që është lajm i mirë pasi vaksina deri më tani te askush nuk ka pasur efekte anësore”, theksoi Vitia.

Vitia tha se vaksina është e sigurt dhe ftoi të gjithë qytetarët mbi moshën 80-vjeçare që të lajmërohen dhe të vaksinohen.

“Të gjithë ata që për shkaqe objektive nuk kanë mundur të lajmërohen, apo kanë pasur problem me mbushjen e aplikacionit, do të bëhen ekipe mobile ku për personat e palëvizshëm do të vaksinohen në shtëpi. Deri në arritjen e kontingjentit tjetër, ky proces është shembull si punëtorët shëndetësor e kanë menaxhuar situatën deri këtu”, u shpreh Vitia.

Ndërkohë në lidhje me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave anti Covid  në Kosovë, Vitia theksoi se ato sipas komunikimeve me COVAX-in, pritet të arrijnë në fund të këtij muaji, ose në fillimin të muajit maj.

Kontingjenti i dytë pritet të vijë nga fundi i prillit ose fillimi i majit. Këto janë fjalët të cilat i kemi nga COVAX-i. Koha për vaksinimin me dozën e dytë, ashtu siç u shkruan edhe atyre që e kanë marrë vaksinën pra dozën e parë, është qershori, pra konsideroj se jemi në kohë”, theksoi Vitia. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!