Një e moshuar 104-vjeçare është shëruar për të dytën herë nga koronavirusi. Si pasojë ajo është përcjellë me duartrokitje nga stafi i spitalit në Kolumbi.
Të gjithë mjekët u rreshtuan përgjatë korridoreve të Spitalit Universitar San Rafael de Tunja në qytetin e Tunjës kur Carmen Hernandez doli nga spitali e shtrirë në një shtrat, pas 21 ditësh qëndrimi.
Fillimisht, ajo ishte diagnostikuar me koronavirus në qershorin e vitit të kaluar dhe ishte trajtuar në San Jose ku ajo ka jetuar për 25 vjet.
E moshuara ishte në gjendje ta mposhte koronavirusin, pasi u vaksinua në shkurt të këtij viti, ndërs u diagnostikua me Covid në mars për të dytën herë./abcnews.al