Avokati i kontrolloreve, Rezart Kthupi në një komunikim për mediat tha se tre kontrolloret akuzohen për “shpërdorim detyre” tha se procesverbalet janë firmosur me kundërshtime.
Lexo edhe: Organizatorë të krizës në Rinas, zyrtarizohet urdhër ndalimi për tre kontrollorët
Ai gjithashtu theksoi se një nga kontrollorët, Armando Fezga, prej pak kohësh ka kaluar koronavirusin dhe nuk është në kushte të mira për të përballuar ndalimin.
“Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre prokurorëve, akuza është shpërdorim detyre në bashkëpunim, kjo është sa i takon pjesës informative.
Zoti Fezga sapo ka kaluar Covid-in, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin prej 228 orësh në paraburgim. Është një akuzë që nuk mund t’,ju komunikohet atyre, sepse nuk janë funksionarë publikë.
Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në whatssap. Pra është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup.
Të bëjmë një sqarim, është e vërtetë që AlbcControl është me vetëfinancim, por është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, e cila kishte të gjitha mundësitë që të merrte hua, sikurse ka marrë në vitin 2019 për investime”, tha ai.
/abcnews.al/