“Ata më thanë, por unë nuk kam parë asgjë. Ndoshta është një tifoz i Haaland, pse të mos ia marrë?! Asisteni ishte perfekt, mbase ai autograf ishte për njërin nga djemtë e tij”, tha me sportivitet Pep Guardiola.
Spanjolli nuk e mori aspak keq faktin që sulmuesi i Borussia Dortmund i kishte dhënë autograf arbitrit anësor, Octavian Sovre, pas ndeshjes që gjermanët e humbën në Angli kundër Manchester City.
Wow, that’s embarrassing. Linesman gets Erling Haaland’s autograph after the match ? pic.twitter.com/KKnHPMY7qa
— Chris Chang (@ChrisChang) April 6, 2021
Ndokush nxitoi ta cilësonte edhe skandaloze atë që ndodhi, por me siguri do t’i marrë mbrapsht të gjitha fjalët e thëna kur të mësoje se pse rumuni e kishte kërkuar autografin nga norvegjezi Haaland.
Presidenti i Komunitet SOS të Autizmit Bihor ka treguar se anësori rumun i ka ndihmuar ata me sigurimin e autografeve të futbollistëve, çka u shërben atyre për të mbledhur para që më pas shkojnë për të ndihmuar fëmijët autikë.
“Jo të gjithë e dinë, por Tavi Sovre ka qenë një vullnetar i yni për shumë vite. Autografet e lojtarëve të famshëm që ai ka mbledhur gjatë viteve janë hedhur në ankand për të mbledhur fonde për shoqatën tonë”, është shprehur presidenti i Komunitet SOS të Autizmit Bihor. /abcnews.al