Belgjika ka pezulluar përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për personat e moshës 18 deri 55 vjeç.
Vendimi i Autoritetit Shëndetësor vjen pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se ekzistonte një “lidhje e mundshme” midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut.
Sigurisht Autoriteti Shëndetësor pritet të rivlerësojë vendimin “brenda 4 javësh.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se një kombinim i veçantë i mpiksjes së gjakut me numrin e ulët të trombociteve duhet të renditet si një efekt anësor i vaksinës, por rekomandoi se vaksina nuk duhej të pezullohej.
Përfitimet e AstraZeneca tejkalojnë rreziqet dhe Covid-19 është një “sëmundje shumë e rëndë”, shtoi EMA./abcnews.al