“Ishte ora për të ushqyer djalin me gji”, Klajda Gjosha tregon momentin special nga takimi me Tony Blair

schedule21:43 - 7 Prill, 2021

schedule 21:43 - 7 Prill, 2021

Klajda Gjosha, një Ministre Integrimi shtatzënë, tejet e admirueshme siç e cilësoi edhe moderatorja Ermira Çausholli tregoi në studion e “E ardhmja është vajzë” një moment shumë interesant nga karriera e saj politike.

Do t’ju tregoj një moment shumë të veçantë të karrierës sime. Kishim një takim me Tony Blair dhe sapo kishte vizituar kabinetin. Po diskutonim për çështjen tonë dhe punën e përditshme, sidomos për reformat dhe mua më kishte ardhur orari që duhet të ushqeja Luisin me gji pasi kam qenë shumë fanatike e ushqyerjes me gji fëmijët.

Po qëndroja me shumë siklet në atë takim dhe ai u kthye dhe më pyet: “Ka ndonjë gjë që nuk shkon”? Unë i thash të lutem më duhet të largohem pasi duhet të ushqej fëmijën me gji. Ai u ngrit në këmbë dhe më tha, patjetër, duhet të ma kishe thënë më parë këtë. Të them të vërtetën kanë qenë momente shumë të bukura edhe në shtatzani edhe sapo kur u bëra nënë pasi kujdesi ndaj meje ishte i jashtëzakonshëm”. – përfundoi rrëfimin Klajda Gjosha. /abcnews.al