Olsi Bylyku, autori i njohur i humorit, nuk i ndahet muzikës, pasi ditën e sotme ka publikuar një tjetër këngë . E titulluar “Prej Shqipnie”, në të nuk mungojnë motivet popullore. Sigurisht as rapi dhe në një moment Olsi nuk ngurron të tregojë cilësitë e tij edhe një herë tjetër, duke “imituar” Busta Rhymes.
“Hala s’po beson se vij prej Shqipnie, se jam t’u bo pare, n’maje Himalaje”, thekson ndër të tjera Olsi. Për tekstin e këngës është kujdesur vetë Olsi ndërsa klipi është realizuar nga FullMoon Production. Ndërsa kanë kaluar pak minuta nga publikimi i këngës, adhuruesit e tij kanë treguar mbështetjen.
Fansat kanë komentuar duke u shprehur se kënga do të kthehet padyshim në një hit, dhe për vetë faktin se teksti i saj tregon realitetin me të cilin përballen shqiptarët. Sakaq, kujtojmë që krahas aktrimit, Bylyku është angazhuar dhe në emisionin “Roped With Olsi”. /abcnews.al