Disfatë në Madrid kundër Realit të Zidane dhe racizëm. Momenti i keq për Liverpool. Skuadra e Jurgen Klopp humbi 3-1 ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, duke mos treguar pothuajse asgjë nga potenciali që zotëron.
“Los Blancos” merituan fitoren dhe kanë hedhur një hap drejt kalimit në katër skuadrat më të forta të Evropës. Ndërkohë, dy lojtarë të “The Reds” kanë rënë pre e ofendimeve raciste në rrjetet sociale.
It is utterly unacceptable. It has to stop. pic.twitter.com/ij8qykJjqU
— Liverpool FC (@LFC) April 7, 2021
Trent Alexander-Arnold dhe Naby Keita janë ofenduar në fotot e publikuara në rrjetet sociale. Emoji me majmunë për anësorin e djathtë anglez dhe mesfushorin nga Guinea, teksa ka ardhur reagimi i kampionëve të Anglisë.
“Edhe njëherë e gjejmë vetën duke diskutuar me trishtim abuzimin e neveritshëm racor. Është absolutisht e papranueshme, duhet të ndalet ky fenomen. Liverpool i dënon të gjitha format e diskriminimit.
Ne si klub i afrojmë të gjithë lojtarëve mbështetjen e nevojshme, ndërkohë që vazhdojmë të punojmë me autoritetet për të identifikuar dhe, nëse është e mundur, për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës“. /abcnews.al