Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë sulmuar një furgon me mallra që sapo kishte mbërritur me traget nga Italia.
Ata e ndaluan furgonin dhe pasi morën një çantë brenda tij u larguan me shpejtësi. Nuk dihet se çfarë ka patur brenda çanta sportive, por dyshohet se ajo ka qenë me sende me vlerë ose me para.
Por ndërkohë mësohet se veças çantës, autorët kanë marrë dhe 4 mijë euro që ndodheshin në vendin e shoferit. Autorët janë larguar me një makinë tip “Benz” dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.
Pasagjeri: “Me maska”.
Pyetje: “Sa lekë morën”?
Pasagjeri: “4 mijë Euro. I kishte futur në xhep. Sa të m’i jepte mua ja morën nga xhepi”.
Pyetje: “U morën dhe personave të tjerë”?
Pasagjeri: “Të gjithëve u morën”.
/abcnews.al