Bënë për spital 30-vjeçarin, dy vëllezërve në Tropojë nuk u del inati, i shkatërrojnë edhe makinën

schedule12:36 - 7 Prill, 2021

schedule 12:36 - 7 Prill, 2021

TROPOJË – Një person është vënë në prangat e policisë, ndërsa vëllai i tij është vënën nën hetim pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë rrahur një 30-vjeçar dhe më pas i kanë dëmtuar edhe makinën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë arrestuar L. M., 43 vjeç, banues në fshatin Markaj, dhe kanë proceduan në gjendje të lirë vëllanë tij, S. M., 35 vjeç.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi ka bërë kallëzim F. M., 30 vjeç, banues fshatin Markaj, se në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta, vëllezërit L. M. dhe S. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë goditur me shqelma dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, si dhe i kanë dëmtuar me mjete të forta automjetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Plagosën lehtë një shtetas dhe i dëmtuan mjetin me sende të forta, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia njëri nga vëllezërit, tjetri procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 43 vjeç, banues në fshatin Markaj, dhe kanë proceduan në gjendje të lirë vëllanë tij, shtetasin S. M., 35 vjeç.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. M., 30 vjeç, banues fshatin Markaj, se në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta, vëllezërit L. M. dhe S. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë goditur me shqelma dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, si dhe i kanë dëmtuar me mjete të forta automjetin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!