ABC ka siguruar pamjet e momentit kur Bardhok Pllanaj, i njohur ndryshe edhe si “kumbari” i Shkodrës është ndjekur hap pas hapi nga momenti që doli nga shtëpia e nënës dhe po drejtohej për në Koplik.
Në foto duket makina e vrasësve “Volkswagen Passat” e cila ndjek “Range-Rover”-in e shënjestrës. Killerat e ekzekutuan 46-vjeçarin në lëvizje duke zbrazur dy kallashnikovë. Pllanaj tentoi që të shmanget, por shanset ishin zero përballë breshërisë së plumbave.
Makina humbi kontrollin duke u përplasur me një ambient biznesi në krah të rrugës, sikur duket nga pamjet ekskluzive, që ABC i publikoi mbrëmjen e djeshme.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa policia po heton nëse “kumbari” mund të jetë nxjerrë në pritë. Grupi hetimor po punon për hapjen e celularëve të tij për të parë telefonatën e fundit dhe për të hedhur dritë rreth ekzekutimit të tij.
Vetëm pak pas ngjarjes, jo shumë larg vendit të krimit, autorët dogjën makinën e tyre tip “Passat” e cila rezulton të jetë e vjedhur në Tiranë, më 29 shkurt 2020, ku në atë kohë edhe u denoncua nga pronari./ db/ Abcnews.al