Refuzimi është pjesë e jetës. Mënyra sësi do të ballafaqoheni dhe do ta trajtoni atë mund të luajë një rol të madh në zhvillimin tuaj personal dhe profesional. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 5 mënyra për të ecur përpara kur gjithçka që dëgjoni është jo.
1. Rehatohuni dhe pse nuk jeni rehat
Të të refuzojnë është e pakëndshme, pavarësisht nëse ka lidhje me punën, me një takim apo mos marrja e pëlqimeve të mjaftueshme në një postim në rrjete sociale, për të cilën ishit të sigurt se do të bëhej viral. Shkoni në çdo situatë duke shpresuar për më të mirën, por duke ditur shanset. Gjërat nuk janë të garantuara të shkojnë ashtu siç shpresoni. Bëjani të ditur vetes që në fillim që të mos marrësh atë që dëshiron nuk është fundi i botës. Në fakt, ajo që ne dëshirojmë nuk është domosdoshmërisht gjëja më e mirë për ne.
2. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë mëson
Fatkeqësia mund të jetë një nga mësuesit tuaj më të mirë. Në vend që të gjeni arsye për të fajësuar njerëzit dhe rrethanat, lëreni veten të zhgënjehet. Është në rregull të derdhësh lot, por mos ndalo së ecuri përpara, informon abcnews.al.
3. Mbroni veten në çdo kohë
Jeta nuk është e bukur siç duket në Instagram. Refuzimi i përsëritur mund t’ju godasë si me breshëri grushtesh në trup dhe mund t’ju dëmtojë edhe nëse jeni i fortë. Gjatë këtyre kohërave është në rregull të marrësh një pushim. Kjo ndërprerje është një mundësi për të shtypur butonin refresh për veten tuaj.
4. Flisni me njerëzit tuaj më të dashur
Kur jeni të rrethuar vetëm nga refuzimi, gjithçka keni nevojë është pak mbështetje dhe inkurajim. Dhe, kush më mirë sesa miqtë dhe të afërmit, do t’ju bëjë të ndiheni mirë? Ata do t’ju shtyjnë drejt suksesit duke ju rritur vetëbesimin, informon abcnews.al.
5. Mos e urreni lojtarin
Nëse do t’ju duhej të ndiqni vetëm një nga këto rekomandime, kjo duhej të ishte zgjedhja juaj. Vetë-dhembshuria do të thotë ta trajtojmë veten me mirësi dhe kujdes, ashtu si do të trajtonim një mik të dashur. Kjo cilësi sjell pasojave pozitive duke filluar nga kënaqësia më e madhe e jetës, inteligjenca emocionale, optimizmi, më pak ankth dhe depresion. Bëhu i mirë me veten sepse “të duash veten”, ka thënë Oscar Wilde, “është fillimi i një romance të përjetshme”./e.b-abcnews.al