Liverpool ka lënë pak krizën e madhe të përjetuar në Premier League. Ekipi i Jurgen Klopp i ka fituar pas pësuar gola tre ndeshjet e fundit, ndërsa nesër në mbrëmje luan në Madrid takimin e parë çerekfinal të Champions League kundër Realit të Zidane.
Trajneri i kampionëve të Anglisë ka folur rreth kësaj sfide në konferencën për shtypin. “Motivimi im është në maksimumin e mundshëm, sepse ne duam të kalojmë në raundin tjetër. Nuk ka të bëjë fare me finalen e vitit 2018 që humbëm kundër Realit.
Nëse dikush do të më kishte pyetur një muaj pas finales se a do e ftoja Sergio Ramos në 60-vjetorin tim të lindjes, do të jepja një përgjigje negative, por ka kaluar një kohë e gjatë prej asaj finale. Kam dëgjuar se Reali është favorit për të kaluar në gjysmëfinale.
Super, ne nuk kemi aspak probleme me rolin e favoritit. E ardhmja në Spanjë? Nuk jam penduar që nuk e kam drejtuar Realin deri tani, edhe pse moti e jeta këtu në Spanjë është një mrekulli.
Besoj se do t’i drejtoja pa probleme tre ekipet më të mëdha të Spanjës. Spanishtja ime është e dobët, por jam në gjendje të porosis një birrë. Do doja shumë të bëhesha trajneri i i Real Mallorca“, thekson trajneri gjerman i Liverpool. /abcnews.al