Portugalia ka filluar lehtësimin e masave kundër COVID-19.
500,000 nxënës të shkollës fillore janë rikthyer në klasa për herë të parë që kur Portugalia vendosi një bllokim të rreptë në janar.
Kafenetë dhe restorantet janë rihapur gjithashtu me një maksimum prej katër personash që do të lejohen të ulen së bashku. Ndërkohë, muzetë, monumentet kombëtare, dyqanet e vogla buzë rrugës dhe palestrat do të rihapen gjithashtu por me një kapacitet të kufizuar dhe rregulla të rrepta sanitare.
Sidoqoftë, disa muze kanë deklaruar se nuk presin shumë vizitorë pasi shumë turistë të huaj nuk lejohen në vend. Fluturimet nga Brazili dhe Britania e Madhe mbeten të pezulluara për të kufizuar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit, ndërsa disa kontrolle kufitare tokësore midis Portugalisë dhe Spanjës do të jenë në fuqi deri mes të Prillit.
Pas një rritje të papritur të rasteve në janar, Portugalia u bë vendi më i prekur në botë për nga numri i popullsisë, duke bërë që qeveria të vendosë një bllokim të dytë kombëtar.
Por niveli i incidencës 14-ditore të incidenteve COVID-19 për 100,000 persona në Portugali ka rënë në 63. Nëse situata vazhdon të përmirësohet, shkollat e mesme, universitetet dhe teatrot do të rihapen më 19 Prill.
Që nga fillimi i pandemisë, Portugalia ka regjistruar 823,355 raste dhe 16,879 viktima nga COVID-19./abcnews.al