Në javët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e Erling Braut Haaland, por mesa duket Borussia Dortmund ka një tjetër plan. Drejtor i përgjithshëm i verdhezinjve, Hans-Joachim Watzke, në një intervistë për “DAZN” e pranon se ata po planifikojnë që ta mbajnë norvegjezin edhe për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, ai u ndal edhe tek Jadon Sancho dhe konfirmoi se në rast të ndonjë ofertë të jashtëzakonshme për të janë të hapur për negociata.
“Ne nuk kemi një plan paralel. Do ta diskutojmë situatën ku jemi me Erling, babain dhe agjentin e tij. Duam që ai të jetë i lumtur në rast se qëndron me ne, kur të shënoja gola gjatë sezonit të ardhshëm. Nuk ka asnjë plan tjetër alternativ”, deklaron gjermani.
“Sancho? Jadon ka më shumë kohë që është me ne. Sigurisht që duhet të flasim edhe me të. Nëse ka një ofertë të jashtëzakonshme që vjen në drejtimt të tij, atëherë do ta diskutojmë me lojtarin dhe agjentin siç ndodh gjithmonë. Edhe pse unë i sigurtë se merkatoja do të jetë shumë e kufizuar këtë verë për shkak të pandemisë. Madje dhe klubeve të mëdha i janë shkaktuar plagë të rënda, të cilat nuk mund të mbyllen brenda dy javëve”, përfundon Watzke. /abcnews.al