Akuzat për korrupsion, rinis gjyqi për kryeministrin izraelit

schedule12:37 - 5 Prill, 2021

schedule 12:37 - 5 Prill, 2021

Gjyqi kundër Benjamin Netanyahu, i akuzuar për korrupsion ka rinisur në Izrael, në të njëjtën kohë që kanë nisur dhe bisedimet për krijimin e një qeverie të re rreth dy javë pas zgjedhjeve, që  për herë të katërt në dy vjet nuk rezultuan me një mazhorancë në parlament.

Vota e 23 marsit ishte më shumë një referendum për Netanyahu por nuk solli një vendim të qartë.

Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, i cili është akuzuar për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të besimit e ka cilësuar këtë proces si një gjueti shtrigash nga ana e mediave armike dhe forcave të rendit.

Por prokurori nga ana tjetër e ka akuzuar  kryeministrin se ka përdorur pushtetin e postit të tij për ambicie personale dhe sipas tij akuzat mbështeten në shumë prova, të drejtpërdrejta dhe rrethanore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!