Pas zgjedhjes së Atifete Jahjagës si presidente e Kosovës, marrëveshja parashikonte që pas saj presidenti do të zgjidhej nga populli. Por, kjo nuk u bë kurrë.
Presidentët janë zgjedhur në Parlament, dhe po ashtu u zgjodh edhe Vjosa Osmani të dielën mbrëma, shprehet gazetarja Linda Karadaku në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në Kosovë.
Atë që ndodhi mbrëmë në Parlamentin e Kosovës, gazetarja Karadaku e cilësoi si një betejë të madhe për arritjen e kuorumit.
“U morën deputetë nga parti të tjera, dy votuan për Osmanin. Një goran e rom, të afërt me Listën Serbe, U negocia edhe më ta. Adem Hoxha, njihet si i afërt me Listën Serbe, Rrahmani i dënuar më parë për korrupsion.”
Pra, siç u shpreh dhe gazetarja, ndodhi ajo që ka ndodhur gjithnjë, u negociua për kuorumin e votimit.
E pyetur nëse tashmë mund të flasim për një mbyllje të plotë të mandatit nga ana e Albin Kurtit, Karadaku tha se do të shohin jo një, por dy mandate të plota të Kurtit si dhe një presidencë me dy mandate të plota.
“Ka një shqetësim të bazuar, se mund të ndodhin ndryshime shumë të mëdha në të cilat jo gjithnjë do të përfshihet opozita apo shoqëria civile…Pushteti në duart e Kurtit është tashmë një test për demokracinë. Do të shohim nëse Kosova do të ndjekë rrugën e Shqipërisë…” sb/abcnews.al/