Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manastirliu: Sot pritet të arrijmë 200 mijë vaksinime

schedule11:42 - 5 Prill, 2021

schedule 11:42 - 5 Prill, 2021

Vaksinimi masiv për të parandaluar përhapjen e koronavirusit vijon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Pogradec.

Ndërkohë Manastirliu theksoi se në të gjithë qarkun Korçë kanë marrë doza anti-Covid, më shumë se 9 mijë qytetarë.

“Kemi vaksinuar mbi 500 të moshuar duke përfshirë edhe forcat e efektivëve ditë e sotme. Sot pritet të arrijmë 200 mijë vaksinime. Do të vijojmë përmbylljen me efektivët e policisë dhe të ulim fashën tek grupmosha 65-vjeç dhe 60 tek të sëmurët kronikë”, tha Manastirliu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!