Manchester United vendos përfundimisht, spanjolli ikën në fund të sezonit

schedule10:18 - 5 Prill, 2021

schedule 10:18 - 5 Prill, 2021

Manchester United nuk beson më te David De Gea dhe duan ta largojnë nga klubi. Ai ka edhe dy vite kontratë me “Djajtë e Kuq”, nga e cila fiton mbi 400 mijë euro në javë.

Ky është një problem për skuadrat që duan ta blejnë, por United është gati të paguajë portierin për pjesën e mbetur të pagës. Gjatë javëve të fundit ai është lidhur me disa ekipe, me Paris Saint Germain në “pole” për të siguruar shërbimet e tij.

 

Henderson i ka zënë vendin titullarit De Geas këtë sezon, por Solskjaer dëshiron edhe një tjetër portier të madh në rast se largohet spanjolli. /abcnews.al